Dua të jetoj Që të vdes për Ty,
Me mall i mbështjellë Me dashnin për Ty.
T’largohem nga kjo botë Si gjethi n’vallëzim,
Pikon e bie n’tokë Me erën n’përqafim.
I etur saherë Për Tënden Kënaqësi,
Lutem pa u ndier Pa fjalë në vetmi.
T’largohem nga kjo botë Si gjethi n’vallëzim,
Pikon e bie n’tokë Me erën n’përqafim.
As trupi s’ka jetë Sa hija që e ndjek,
As shpirti s’thërret Sa lutja e sinqertë,
Kur çasti troket E fjalët janë tret,
Gëzimi i vërtetë Nuk qenka kjo jetë.
Bu eser Perjetesisht ismiyle
İlahi kategorisine eklenmiştir.