Ezani I Pambaruar

Eser Ezani I Pambaruar
Söyleyen Musli Musliu
Kategori İlahi
İstatistik 2,761 Görüntülenme
Etiketler #Musli Musliu#ilahi#Ezani I Pambaruar
Agoi ditë e re n’qytetin e vjetër Por kjo ditë që erdhi është si asnjë tjetër Ndaloi muhabeti n’qytet e pazar Se mbetën pa fjalë blerës edhe tregtarë Një ezan i bukur n’xhaminë e Profetit Mbas tri vjet’sh ia dridh zemrat krejt qytetit Blerësi edhe shitësi u ndien njësoj Se ky zë i njohur zemrat përmalloi Ky zë përmalloi edhe gur’t e malit Sërish në Medine ezani i Bilalit Kujtimet i kthejnë tri vjet zemrat mbas Zani i Bilalit i thërret në namaz E mbas këtij ezani,
kush na del imam Përveç Pejgamberit alejhis-selam Rrugët e Medinës u lagën me lotë Mbas këtij muezini,
imam kush është sot? Ah çka paska ndodhur n’Medinën e Ndritshme Për njerëzit e saj ishte e papritshme Hazreti Bilali kur ndërroi jetë Profeti Ndjeu aq pikëllim,
iku nga qyteti Tri vjet jetoi larg muezini i parë Tri vjet me Medinën larg por i pandarë Mbas tri vjetësh sytë si dy kroje rrodhën Pranë gruas së tij ah lotët i dolën Ç’ke Bilal – i tha – që po qan kaq shumë? Pse lotët e tu sot rridhkan lumë? Mezi midis lotësh përgjigja i doli E duke dënesur gruas s’tij i foli Profeti i dashur n’andërr më takoi Në Medine m’thirri ta vizitojë Nga fjalët e tij zemra forcën mbajti Hazreti Bilali në Medine vajti Me shokët e zemrës sërish u takua Ta këndojë ezanin sërish iu kërkua Ebu Bekri i dashur,
i pari i shokëve Shoqëruesi besnik i Mëshirës së Botëve I tha – o Bilal – o i dashur vëlla Na e kujto kohën hana kur u nda Njësoj e luti I drejti Omer Na e thirr Ezanin sot sikur atëherë Ah vllezërit e mi,
Bilali iu tha Zemra do t’këndojë,
po trupi forcë s’ka Hasani,
Husejni – nipërit e Profetit Zotrinjtë e dynjasë dhe të ahiretit Bilalin takuan dhe e përqafuan E të njëjtë gjë nga ai e kërkuan Malli na ka marrë për kohën e vjetër Për ditët që s’vijnë n’botë asnjëherë tjetër Në të njëjtin vend u ndal dhe njëherë Mbas tri vitesh tha Allahu Ekber Dhe i gjithë qyteti u ngri e u step A është me Bilalin i dashuri Profet? Dhe nga mallëngjimi ezanin e ndali Kush bëhet imam kur na thërret Bilali? S’i mundet Bilali t’mbarojë këtë ezan Mbas të cilit dihet kush ka dalë imam?! Alejhis-selam!
Bu eser Ezani I Pambaruar ismiyle İlahi kategorisine eklenmiştir.
Yorum Yapın
Güvenlik: 6 nedir?

REKLAM

Alt Reklam Alanı (Esnek / AdSense)