Erdhi lajmi i madh u ndriçua bota U qartësua hapur e vërteta nga e kota Muhammedi i dashur shpalljen ka pranuar Njerezit e pushtetshem e kanë refuzuar Shkuan te profeti i than t’mos vazhdonte Dinin e Allahut ai ta predikonte Nëse do pushtet dhe shumë pasuri Hiq dorë nga kjo thirrje,
do t’jemi me ty Edhe po t’mi sillni diell e hënë në duar Drita e Hirasë nuk ka për t’u shuar Sadoqë m’lëndoni rrugën e vazhdoj Biseda me ju këtu përfundoi Vazhduan mundimet,
edhe nuk ndalonin Shokët që e pasuan nisën ti luftonin Zoti urdhëroi të madhin profet Nga Meka n’Medine të bënte hixhret Tala’al-Badru ‘alayna,
min thaniyyatil-Wada’ wajaba al-shukru ‘alayna,
ma da’a lillahi da’ Ensarët e pritën duke i kënduar Fjalët më të bukura për të i kishin shkruar O mirë se na erdhe me të bukurën fe O hëna e plotë që u ngrite mbi ne E profeti i dashur me fytyrën e ndritur S’e ndali buzëqeshjen edhe pse i mërzitur Njerëzit që islamin s’e kishin pranuar Mjaftonte ta shihnin fytyren e bekuar Kishte nga ata që posa e shikonin Në vend shehadetin ata e dëshmonin Nuri i pejgamberit kishte veçanti E zemra e bekuar përplot dashuri Hixhreti i Resulit botën e ndryshoi Allahu i dashur zemrat na i ndriçoi Prej aty islami hovin seç e mori Nga errêsira e jetës në dritë na nxori Tala’al-Badru ‘alayna,
min thaniyyatil-Wada’ wajaba al-shukru ‘alayna,
ma da’a lillahi da’
Bu eser Hixhreti İ Muhamedit ismiyle
İlahi kategorisine eklenmiştir.